Sport

Kompletohet të gjitha grupet për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 30 November 2019

Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian 2020.

Në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’, Kosova do të luajë në Grupin C kundër Holandës, Ukrainës dhe Austrisë.

Por, gjithçka mund të ndryshojë nëse Rumania fiton në play-off të Ligës A, atëherë Kosova kalon në Grupin F.

-Advertisement-

Në mesin e ekipeve kombëtare që me ankth e emocione e kanë pritur shortin e së shtunës për ‘Euro 2020’, ishte edhe Kosova.

Kosova s’e arriti kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që mbeti në pozitën e tretë, prapa fitueses së grupit Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, ëndrra e Kosovës nuk u mbyll me kaq. Dardanët kanë mundësi të kualifikohen në këtë kampionat përmes Rrugës D të play-offs, ku në gjysmëfinale do të luajnë kundër Maqedonisë, ndërsa në finale i pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Po ta arrijë finalen dhe ta fitojë atë, Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, ku tashmë është bërë e ditur se do të radhitet në Grupin C.

Nëse Kosova kualifikohet nga play-off i Nations League, do të ketë punë në Grupin C me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Megjithatë, mund të ndryshojë gjithçka nëse Rumania fiton play-offin e Ligës A, dhe kështu Kosova do të kalonte në Grupin F.

Grupi i vdekjes është Grupi F, Portugalia, Gjermania dhe Franca.

Më poshtë keni të gjitha grupet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera