Kompletohet Gjykata Speciale me Avokat të Popullit
Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 18 Maj 2018
Pietro Spera me shtetësi italiane, u emërua Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Spera ka thuajse 30 vjet përvojë pune ligjore si gjykatës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave në procedurat gjyqësore.Ndër të tjera, ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për krime lufte dhe krimin e organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnjё-Hercegovinёs dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit.
Me rastin e emërimit, Avokati i Popullit Spera deklaroi: “Emërimi si Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”
Avokati i Popullit luan një rol thelbësor në monitorimin, mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore mishëruar në Kushtetutën e Kosovës të të gjithë personave që kanë punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Nga ana tjetër, Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në procedura gjyqësore të Dhomave të Specializuara, përveçse në rast të vonesave të paarsyeshme. Gjithashtu, Avokati I Popullit mund t’i paraqesë rekomandime Kryetarit të Dhomave të Specializuara ose Prokurorit të Specializuar për çështje që janë pjesë e funksioneve të tyre.
Duke e përgëzuar Avokatin e Popullit Spera, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, deklaroi: “Sot është një ditë e rëndësishme për Dhomat e Specializuara. Emërimi i z. Spera si Avokat i Popullit shënon një moment tjetër kyç për institucionin tonë.
Mandati dhe roli unik i Avokatit të Popullit e bëjnë atë garantues të të drejtave themelore të kujtdo që ka punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mundësuar përmbushjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.”

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...




































