Sport

Kompletohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 14 April 2021

Me dy ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e sontme kanë përfunduar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Real Madridit e ka eliminuar Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm 3-1, kurse Manchester City e ka mënjanuar Dortmundin me shifrat 4-2 nga të dy takimet.

Mbrëmjen e kaluar në gjysmëfinale të garës më prestigjioze kanë kaluar edhe PSG që ka eliminuar Bayern Muncheni me rezultat të përgjithshëm 3-3, si dhe Chelsea që ka mënjanuar Porton me shifrat 2-1 nga të dy ndeshjet.

-Advertisement-

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen Real Madridi me Chelsean, kurse Manchester City me PSG-në.

Ndeshjen e para do të luhen me 27 prill, kurse ato të kthimit me 4 maj./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera