Sport

Kompletohen 16 skuadrat që sigurojnë plasmanin në 1/8 e finales së Ligës e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 11 December 2019

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019 ka përfunduar, shkruan Gazeta inFokus.

E pas përfundimit të të gjitha takimeve tashmë janë mësuar edhe 16 skuadrat që kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales së garës më prestigjioze për klube në botë.

Katër skuadrat angleze Liverpool, Manchester City, Chelsea e Tottenhami e kanë prerë biletën për në fazën e eliminimit direkt.

-Advertisement-

Nga kampionati spanjoll tutje kanë kaluar, Barcelona, Real Madridi, Athletico Madridi dhe Valenica.

Italia do të prezantohet me tri skuadra, Juventusin , Napolin dhe Atalantan.

Bundesliga gjermane do të përfaqësohet nga Bayern Muncheni, Dortmundi dhe Leipzigi, kurse Liga 1 e Francës në 1/8 e finales do ti ketë PSG-n dhe Lyonin.

Kujtojmë se shorti për fazën e eliminimit direkt do të hidhet të hënën nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera