Kompleksi i Jasharëve vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 28 November 2019
Edhe ky 28 Nëntor, e gjeti kompleksin e Jasharajve, në gjendje jo të mirë. Për gjendjen në këtë kompleks, nga familja, thonë se po presin krijimin e qeverisë së re.
Një pjesë e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.
Busti i heroit Adem Jashari e shtëpia-muze në të cilën vizitat janë tejet të shpeshta ndodhen në gjendje jo të mirë.
Sabri Haziri, i cili ka ardhur nga Mitrovica për të bërë homazhe tha se fajtorë për këtë gjendje janë institucionet.
“Gjithçka ka rilindur nga ky vend për çështjen kombëtare. Gjendja e bustit është në gjendje jo të mirë për të mos thënë e mjerueshme. Ku bust është dashur të duket bukur. Edhe i dukatit po të ishte nuk mjaftonte”, shprehet për RTV Dukagjinin, Sabri Haziri.
E në familjen Jashari nuk kanë dashur të prononcohen.
Ciceroni i këtij kompleksi, Xhevat Imeri theksoi se gjendja e tij shihet dhe nuk ka nevojë për tu komentuar.
“Çdo vizitor që vjen këtu, pyetjen e parë e bëjnë për gjendjen e bustit… Projektet që janë bërë dhe ato që do të bëhen bashkë me ndihmën e shtetit të Kosovës shpresojmë se do ta bëjnë këtë vend ashtu si e meriton”, shprehet ciceroni Xhevat Imeri.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje të detajuar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, por ai ka shkurt është shprehur se po e presin krijimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar qysh në vitin 2007 Ligjin për shpalljen e kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional.
Të tjera
-
Kosova pret miliona euro përfitime pas shkëputjes nga blloku energjetik i Serbisë
Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfund...
-
Ekskluzive: Këto ministri në Qeverinë Kurti do ti mbeten minoriteteve
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pajtuar që dy mini...
-
Çka ndodhë nëse nuk arrihet marrëveshja LDK-VV, sipas Mimoza Kusarit?
Kandidatja për deputete në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lil...
-
Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal, krijon tollovi në QKMF në Prishtinë
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë ditës së sotme...
-
Sindikatat paralajmërojnë grevë prej të mërkurës nëse s’marrin përgjigje nga Presidenti dhe Kryeministri
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga për sektorin publik, institucioni i Avo...
-
Presidenti Thaçi bënë homazhe nesër në Reçak
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së nesërme është bërë e ditur...
-
Pompeo: Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar, edhe shqiptarë
Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sekretari i Shtetit amerikan...
-
Katër të lënduar në aksident në Kçiq të Mitrovicës
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rru...
-
BE për regjim të ri për sanksionimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut
Ministrat e Jashtëm të BE-së sot në një takim në Bruksel i bënë thirrje Shërb...
-
Arrestohet “artisti i uritur” që hëngri bananen 120 mijë dollarëshe
Një banane e mbajtur me ngjitëse tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ishte një v...
-
Vetëvendosje: Do të shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë para se të fillojmë dialogun e ri
Vetëvendosje ka njoftuar se nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha Kol...
-
Arrestohet në Pejë “Princ Dobroshi” – Kush është “Bosi i drogës” që iu frikësuan edhe shtetet evropiane
Një përleshje fizike që ndodhi më 7 Dhjetor të këtij viti në rrugën “Lekë Duk...