Lajme

Kompensohet familja e kosovarit që vdiq tragjikisht në New York

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 30 May 2017

Familja e kosovarit Ramadan Kurtaj do të marrë një shumë të konsiderueshme parash – kompensim për vdekjen e tij nga rrëzimi i një vinci, derisa ishte duke punuar.

‘Mbreti i Vinçave’, James Lomma, është detyruar që asaj dhe familjes së operatorit të mjetit, Donald Leo Junior, nga Staten Island, t’ua paguajë një milionë e gjysmë dollarë, njofton Klan Kosova.

Gjykata e ka urdhëruar atë që ta kryejë këtë detyrim, ose në rast të kundërt duhet të paguajë dhjetë mijë dollarë gjobë, për cdo ditë që nuk e bën këtë gjë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera