“Kompanisë që prodhon dyer e dritare i ishte dhënë tenderi për riparimin e Bllokut A5”
Autori: Gazeta inFokus
20:30 | 10 Maj 2023
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti po tregohet i paguximshëm për t’i shkarkuar Martin Berishajn e Nagip Krasniqin.
Sipas tij krejt kjo situatë lë për të dyshuar se kemi të bëjmë me një sistem të organizuar që ka pasë për qëllim sigurimin e financave për VV-në.
“Sigurisht që shpjegimin duhet ta japë vet kryeministri Kurti. Pse është i paaftë me i shkarku dy njerëzit më të përfolur për korrupsion. A është vet z. Kurti në ndonjë mënyrë i përfshirë me këta njerëz sepse mbrojtja e tyre nga VV e nga Qeveria në mënyrë kaq fanatike, lë për të dyshu se kemi të bëjmë me një sistem krejt të organizum e që ka pasë për qëllim sigurimin e financave për VV, në një mënyrë ose tjetrën. Sepse Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë deri më sot nuk e ka mohuar që Martin Berishaj apo paratë e ndërlidhura me të nuk kanë hyrë në fushatën e saj politike”, ka deklaruar Tahiri
Duke folur për rastin e Nagip Krasniqit, ai ka thënë se KEK-u në kohën e tij ia ka dhënë tenderin për riparimin e Bllokut A5, një kompanie që funksion primar e ka prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës.
“Rasti i Nagip Krasniqit kur një kompanie që prodhon plastikë, domethënë aktivitet primar e ka dyer e dritare të plastikës, i është dhënë tenderi në mënyrë të negociume nga KEK-u për me riparu Bllokun A5. Qysh mundet një kompani që prodhon dyer e dritare me riparu Bllokun A5. Natyrisht që ajo kontratë është ndërprerë por nënshkrimi i saj i ka sjellë dëm Kosovës. Nuk është prodhu rrymë nga blloku A5, 130 megavatë në orë nuk ka pasë prodhim”, ka deklaruar ai në Tëvë 1.
Sipas Tahirit Qeveria ka dhënë 89 milionë euro avans për punë që ende nuk janë kryer.
“Nagip Krasniqi është zënë në flagrancë duke nënshkruar një kontratë të dëmshme njëburimore dhe nuk është vetëm KEK-u që është duke nënshkruar kontrata njëburimore. Janë me dhjetëra kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo Qeveri ka paguar 89 milionë euro para avans për investime kapitale për punë që ende nuk janë kryer. Asnjëherë, asnjë Qeveri e Kosovës nuk ka paguar më shumë para dhe këtë duhet ta hetojë edhe nga Prokuroria. Pra janë paguar avans dhe nuk ka siguri që ato punime do të përfundojnë”, ka thënë Tahiri.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...


































