Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 June 2017

Me fillimin e sezonit veror, temperaturat shumë të larta kanë reflektuar me ngritje të jashtëzakonshme të shpenzimit të ujit të pijes si pasojë e keqpërdorimit nga konsumatorët e pa kujdesshëm për ujitje.

Me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shprëndarje sa më të barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pikat më të larta të munden të furnizohen rregullisht me ujë të pijes – KRU “Radoniqi” apelon tek të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Ju rikujtojmë konsumatorëve që janë në fuqi Ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes, veçanërisht në stinën e verës gjatë periudhës së emergjencës për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i Ndalesave të përdorimit të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit për:

-Advertisement-

1. Ujitjen e arave
2. Spërkatjen e pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve
3. Ujitje të kopshteve
4. Autolarje
5. Çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm.
Për mos respektimin e këtyre ndalesave, ndaj personave që identifikohen duke keqpërdorë ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore.
KRU “Radoniqi” ju falenderon për mirëkuptim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera