Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJD ia kishte shkëputur kontratën
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 29 November 2024
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJ ia kishte shkëputur kontratën
Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte vendosur t’ia n.dërpres kontratën për shkak të parregullsive dhe mosrespektimit të kushteve të marrëveshjes, kompania “AL DUSHI Sh.p.k” ia ka mësyrë përsëri procedurave tenderuese për kryerjen e shërbimeve postare diplomatike për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.
Gazeta Express ka siguruar dokumentacionin e procedurës tenderuese që ka nisur sot, ku kompania “AL DUSHI Sh.pk” ka aplikuar, vlera e parashikuar për të cilin është 250 mijë euro.
I njëjti medium online ka raportuar më herët për vendimin e Ministrisë që drejton Donika Gërvalla -Schwarz për t’ia ndërprerë kontratën kompanisë “AL DUSHI Shpk”. Kjo kishte ardhur për shkak të vonesave të shkaktuara në finalizimin e dërgesave, ndërkohë në disa raste ka pasur edhe ankesa për dëmtimin e tyre.
Për kompaninë në fjalë diplomatët e akredituar nëpër vende të ndryshme kishin shfaqur shqetësime për procedurat e pranim/dorëzimit të postës diplomatike.
“Në kontakt të vazhdueshëm me kolegët diplomatë kam pranuar shumë komunikime përmes telefonit dhe e-mailave, madje ka pas edhe shqetësime rreth procedurave të pranim/ dorëzimit të postës diplomatike, të gjitha në kohë i kam adresuar”, theksohej në vendim.
Përveç vërejtjes së parë më 26 qershor për çështje të respektimit të afateve kohore, kompanisë në fjalë i ishte bërë edhe një vërejtje e tretë pasi s’kishte arritur që një dërgesë të datës 3 korrik ta realizojë brenda afateve kohore.
Në vendim përmenden vonesa tjera dhe dëmtime të dokumenteve.
“Më 1 korrik MPJD kishte adresuar ankesë tek operatori pasi ishin hasur në zarfe të dëmtuara në një dërgesë me disa dokumente të gjykatave që kishin arritur në Ambasadën e Kosovës në Romë. Më 17 korrik, Ambasada e Kosovës në Bernë gjithashtu kishte shprehur shqetësim përmes telefonit, duke argumentuar me fotografi dhe video se si dërgesa diplomatike ishte lënë jashtë në postën e destinuar për letra më të vogla”
Në vendim për anulimin e kontratës me “AL DUSHI sh.p.k”, theksohej se numri total i dokumenteve që ende s’kishin arritur në destinacionet e përcaktuara janë 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie.
Të tjera
-
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtylla e ndryshimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi mobilizues me të ...
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes të autobusit dhe një veture, ka të lënduar
Gazeta Infokus pak më parë raportoi për një aksident trafiku në rrugën Klinë ...
-
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar ushtarët amerikan për shë...
-
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
Ka nisur FESTA më e madhe e vitit – DITËLINDJA e 21-të e Viva Fresh Store dhe...
-
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në ...
-
Në fund të mandatit, Kurti njofton se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident në mes të autobusit dhe një veture në rrugën Klinë – Zllakuqan
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë – Zllakuqan...
-
Shkup: Incidenti me flamurin, arrestime dhe akuza për destabilizim
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë persona më 29 nëntor, lidhur...
-
Vëllai i Lirdona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal ështe një lehtësim për ne si familje
Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përg...
-
Sụlmet e fundit në veri, Polica e Kosovës rrit masat e sigurisë në gjithë vendin
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në vend, duke pë...
-
Policia arreston të dyshuarin që kishte shtënë me ạrmë në një aheng gjatë gushtit
Policët e stacionit në Shtime pranuan një informatë se një person, më 15 ...
-
“Dashuri e vështirë” mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integri...