Shëndetësi

Kompania franceze prodhon testin e shpejtë: Vetëm me një pikë gjaku zbulon nëse je infektuar

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 07 April 2020

Kompania franceze e diagnostikës, NG Biotec, ka prodhuar një test të shpejtë serologjik, që mund të pikasë nëse një person është i infektuar apo ka qenë në kontakt me koronavirusin, dhe e bën këtë përmes marrjes së një pike të vetme gjaku. Për më tepër, rezultatet janë të disponueshme në vetëm 15 minuta.

Kompania me qendër në Bretanjë të Francës, që ka marrë tashmë një porosi nga ushtria, do të nxjerrë në treg testet e shpejta brenda tre javëve të ardhshme me qëllimin që të prodhojë gjashtë milionë teste të tilla gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

“Është një kuti që përfshin një mjet shpues dhe një kolektor gjaku kapilar. Pra, mund të vendosësh thjeshtë gishtin, jep një pikë gjak duke e rrotulluar atë, pika e gjakut vendoset në test dhe aty shton edhe dy pika solucion mbrojtës. Më pas fillon një proces dhe në 15 minuta jepet rezultati. Testi do të tregojë nëse personi ka zhvilluar apo jo imunitet ndaj virusit.

-Advertisement-

Sipas drejtuesit të kompanisë, testi pikas antitrupat që trupi i njeriut zhvillon kundër virusit, nëse ka qenë në kontakt me virusin. Këto antitrupa shfaqen nga pesë deri në 15 ditë nga infektimi. Testi mund të përdoret disa herë. Për momentin ai konceptohet ekskluzivisht për përdorim profesional, d.m.th për laboratorët biologjikë, por ai mund të kryhet edhe në shtratin e një pacienti.

Kompania synon të prodhojë 500 mijë teste në muaj duke filluar nga maji me kapacitetin që do të rritet deri në 2 milionë teste për muaj me kalimin e kohës. Por për gjashtë muajt e parë, ajo planifikon të prodhojë të paktën gjashtë milionë teste ndërkohë që po kërkon mënyra për ta kapërcyer këtë objektiv duke qenë se kërkesa është shumë e lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera