Shëndetësi

Kompania e naftës nis prodhimin e 2,000 ventiluesve në javë për spitalet

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 08 April 2020

Një kompani britanike e shpimeve detare të naftës e gazit tha se është e gatshme të prodhojë 2,000 ventilues frymëmarrjeje në javë për pacientët e koronavirusit, duke iu bashkuar përpjekjes kombëtare në Britani për prodhimin e makinerive për trajtimin e të sëmurëve.

James Fisher & Sons tha se ka dërguar modelin e saj të sistemit jo-invaziv InVicto për testim e aprovim te autoritetet mjekësore dhe nëse aprovohet do të prodhojë 2000 në javë.

Ventiluesit e prodhuar nga James Fisher nuk do të përdoren për pacientë në kujdesin intensiv por kompania thotë se do të ndihmojnë në uljen e presionit për repartet e kujdesit ndaj pacientëve duke kuruar ata në gjendje para-kritike ose në kushte shtëpiake.

-Advertisement-

Kompania kryen operacione detare kërkimi energjitik dhe ka eksperiencë në prodhimin e mjeteve të frymëmarrjes për zhytësit e saj.

Kreu ekzekutiv Eoghan O’Lionaird: “Eksperienca jonë e gjatë në sistmet e gaeve të frymëmarrjes na jep një perspektivë unike për mënyrat e dhënies së oksigjenit te pacientët. Ventiluesi ynë i ri InVicto e bën këtë jo vetëm duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve por dhe duke ruajtur rezervat e rëndësishme të oksigjenit kur furnizimi global është nën presion”.

James Fisher është një nga disa kompani që kanë orfuar këtë shërbim.

Kompania private e armatimeve Babcock tha kësaj jave se do të prodhojë 10,000 makineri të tilla, ndërsa fabrikat Dyson, kanë marrë porosi nga qeveria për 10,000 copë, të cilat priten të testohen. Skuadra e garave me makina Mercedes F1 dorëzon kësaj jave 10,000 pajisje frymëmarrjeje për sistemin shëndetësor vendas, si pjesë e projektit F1’s Project Pitlane, të cilat poprodhohen me masë rreth 1,000 në ditë në impjantin e Mercedes në Northamptonshire.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera