Kompania e lidhur më Devollët merr tenderin e qumështit të Komuna e Shpend Ahmetit
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 05 January 2018
“Devolli Group” nuk do të jetë direkt furnizues me qumësht i Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2018, por një kompani që ka lidhje më të.
Nga shtatori i vitit 2015, kompania “Devolli Group” ka bërë furnizimin më qumësht për nxënësit e nivelit të ulët I-IV të Komunës së Prishtinës, deri më tani, shkruan lajmi.net.
Komuna e Prishtinës e ka bërë publik fituesin e tenderit për “Furnizimi me qumësht për nxënësit e shkollave –niveli i ulët prej klasës se I–V. Qumësht UHT, paketimi: 250ml, ne ambalazh aseptike te Tetra Pakut. Yndyra:2.8g-3.5g,laktozë:4.6g, kalcium 120mg.
Qumështi i sterelizuar ne temperature 137C0 dhe i homogjenizuar me 2.8%-3.5% yndyrë”.
Fitues i këtij tenderi është kompania “Arbazen” L.L.C. Tenderi peshon 733.698,00 euro dhe kjo kompani ka qenë ofertuesi i vetëm.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve –ARBK, kjo kompani është në pronësi të kompanisë malteze “Arbazen” LTD.
Ndërkaq, persona të autorizuar në këtë kompani janë: Fatmir Pula, drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit, Ernest Jusufi, anëtar i Bordit, Shpresa Mustafa, kryetare e Bordit, dhe Valon Basha, anëtar i Bordit -sekretar – agjent i regjistruar.
Sipas të dhënave të ARBK-së, Valon Basha është person i autorizuar tek kompania “Devolli Energy”, pronar i së cilës ëhstë “Devolli Group”.
Enest Jusufi, është drejtor në “Devolli Distribution” SHPK, pronar i së cilës është Blerim Devolli. Jusufi është edhe drejtori i qumështores “VITA”
Duke raportuar për shitjen e “Devolli Group”, portali Insajder.com në maj të vitit 2016 ka raportuar se më 14 gusht të vitit 2014 Blerim Devolli i’a shiti zyrtarisht kompaninë “Devolli Group” një kompanie të quajtur “Abrazen LTD”.
“Kompania “Abrazen LTD”, bazuar në të dhënat në ARBK, është në pronësi të dy kompanive malteze “H&P Trust Company Ltd” dhe “H&P Corporate Services Ltd””, shkruante ky portal.
Por, tash në ARBK nuk figuron asnjë kompani “Abrazen LTD”, pos kësaj që e ka fituar tenderin qumështit e që quhet “ABRAZEN ” L.L.C, pronar i së cilës paraqitet “Abrazen” LTD.
Insajderi kishte zbuluar edhe aksionarët e mëdhenj të kompanisë “H&P Corporate Services Ltd”.
“Bazuar në të dhënat e regjistrave biznesor në Malta, janë tri kompani që figurojnë si aksionarë kryesor të kësaj kompanie.
Është kompania “H&P Trust Holdings AG” me bazë në Cyrih të Zvicrrës, kompania “H&P Private Equity Partners AG”, po ashtu me bazë në Cyrih të Zvicrrës si dhe kompania “Daedalus Ltd” me bazë në Anguilla”, shkruante ky portal.
Ndryshe, opozita dhe shoqëria civile kishin ngritur dyshime për lidhjet e afërta të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti me biznesmenët, Devolli. Kujtojmë këtu edhe rastin e shumë përfolur më jaht-in në Budva të Malit të Zi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...