Lajme

Kompania e Goran Rakiqit ngriti barrikada në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 21 October 2021

Kamionët e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, bllokuan rrugët në veri për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës.

Kamionë të shumtë kishin bllokuar rrugën në Mitrovicë të Veriut, një javë më parë.

Kjo pas aksionit që Policia e Kosovës pati në disa qytete të Kosovës në luftim të kontrabandës, përfshirë edhe veriun.

-Advertisement-

E këta kamionë që u vendosën për të penguar Policinë e Kosovës, i takojnë kompanisë pastrimi “Standard”, ku drejtor figuron ministri në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq.

Në ditën e ngjarjeve në veri, një përgjigje për këtë i është kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit u shpreh i habitur duke thënë se nuk ka informacion se ministri Rakiq ka një kompani.

T7 ka drejtuar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të mësuar nëse tashmë janë kryer hetime për këtë çështje.

Megjithatë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sidoqoftë faqja e kompanisë pastrimi nuk e ka emrin e Rakiq si drejtor.

Por, emri i tij figuron në regjistra të ndryshëm të bizneseve në shtetin serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera