Rozë

Kompania amerikane padit Jay Z dhe Beyoncen

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 27 December 2017

Një kompani inxhinierike që ka punuar për të famshmit Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po e paditë firmën që i ka kontraktuar ata.

Kompania e quajtur Qwest Engeneering ka përgatitur dokumentet e padisë karshi një firme të madhe siç është Dean McKillen dhe Cuesta Estate, pasi ata nuk kanë marrë pagesën prej 200,000 dollarësh për punimet e kryera ne vilën e çiftit të famshëm.

-Advertisement-

Theksohet nga TMZ se Beyonce e Jay Z e kishin blerë vilën për 88 milionë dollarë, transmeton Prive.

Në këtë projekt Qwest thotë se ka punuar për gjashtë javë në 2000 metra katrorë hapësirë, ndërsa nuk është paguar tërësisht për punët e bëra dhe tani kërkon dëmshpërblim nga kompanitë kontraktuese për 1.8 milionë dollarë.

Jay Z dhe Beyonce u goditën së fundmi nga problemet dhe thashethemet.

Madje vet Jay Z e pranoi se kishte tradhtuar Beyoncen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera