Lajme

Komoran, kanoset një person me vrasje, pronari nuk ishte i kënaqur me punën që bëri në shtëpinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 12 February 2023

Një person ka kanosur me vrasje përmes telefonit një tjetër person në Komoran të Drenasit.

I dyshuari nuk ka qenë i kënaqur me punën e viktimës që e ka bërë në shtëpinë e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/Komoran, Gllogoc 11.02.2023-14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera