Lajme

Komiteti Botëror i Paqes titullon Marian Demajn “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 10 December 2019

Rektorati i Universitetit të Prishtinës një një komunikatë për media ka njoftuar se rektori Marian Demaj është titulluar nga Komiteti Botëror i Paqes si “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës.

Ky titull ndahet nga Komiteti Botëror i paqes për njerëzit të cilët kontribojnë për paqen, shkencën dhe edukimin.

Rektori Demaj tha se ndjehet shumë i nderuar nga ky titull.

-Advertisement-

“Unë deri me tani kam pranuar disa çmime, ndër të tjera: çmimin “Nderi i qytetit të Klinës”, urdhërin “Oficer i Palmës Akademike” nga presidenti i Francës, si dhe “Nderi i Mirditës”. Mirëpo, ky çmim për mua është i veçantë sepse paqja në jetën time gjithmonë ka zënë dhe do të zë një vend të rëndësishëm”, tha ai.

Ndërsa Zevendëspresidenti i Komitetit Botëror të Paqes tha se ndihet i nderuar që të dekorojë me këtë titull rektorin e Universitetit të Prishtinës.

“Ndihem i privilegjuar që në këtë ceremoni të veçantë më jepet rasti që në emër të Komitetit të Paqes në 202 vende të botës, të nderojmë rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema”, tha ai.

Për nder të rektorit Demaj në këtë ceremoni erdhi edhe ish-deputeti i kantonit të Gjenevës, z. Eric Leyvraz, i cili e uroi atë për titullin e pranuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera