Lajme

Komisionit s’i ngutet çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 25 May 2022

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën.

Megjithatë Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka iniciuar një ndryshim të këtij ligji duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e një sasie nga Trusti për të tejkaluar krizën ekonomike. Qeveria ka dalë kundër propozimit, ndërsa Haxhiu është ankuar për vonesa nga komisioni.

-Advertisement-

Në këtë Komision, është miratuar raporti me rekomandime për akcizën e duhanit, i cili procedohet për lexim të dytë, si dhe projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Miratim mori edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të enjten është paralajmëruar protestë nga një grup qytetarësh që po kërkojnë t’u mundësohet kjo tërheqje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera