Komisionit për verifikimin e diplomave të Universitetit në veri i vazhdohet mandati
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 04 May 2017
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që edhe për një vjet t’ia vazhdojë mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universitetit i Mitrovicës së Veriut.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se ky komision ka filluar punën nga 12 maji i vitit të kaluar deri sa ka kërkuar që këtij komisioni t’i vazhdohet mandati edhe për një vjet, raporton ekonomiaonline.
“Gjatë kësaj periudhe prej krijimit të komisionit e deri më sot që nga koha kur komisioni ka filluar punën gjendja aktuale është si në vijim: deri më tash nga 463 aplikacione, 270 aplikacione kanë marrë vendime pozitive, 26 aplikacione kanë marrë vendime negative, 2 aplikacione janë të pakompletuara dhe 166 aplikacione janë në shqyrtime sipër. Më shumë se gjysma e aplikacioneve kanë arritur në pjesën e dytë të vitit të punës së komisionit dhe kjo është e arsyeshme sepse është bërë punë e rëndësishme dhe është bërë punë e madhe në sensibilizimin dhe promovimin e punës së komisionit dhe në njohjen e tij. Duke marrë parasysh se nga data 12 maj ka filluar të rrjedh afati një vjeçar për funksionalizimin e punës së komisionit, duke marrë parasysh që ky komision është në vlugun më të madh të fazës së aplikimeve propozojmë që kjo të shtyhet edhe për një vit gjegjësisht deri më datën 13 maj 2018”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...