Lajme

Komisioni siguron faktin më të fortë deri më tani: Kufiri është në Çakorr

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 26 December 2017

Anëtari i komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtëtror, Florim Isufi ka treguar një rast të vitit 1981 kur është aksidentuar një autobus i Malit të Zi, 4 e 450 kilometra vijë ajrore që tashmë është në territorin e Malit të Zi, sipas marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, me këtë aksident i cili ka ndodhur ku kanë humbur jetën 9 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar janë marrë autoritetet kosovare.

Pra sipas tij, policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me këtë aksident. Ndërsa, është Gjykata e Pejës ajo që ka shqyrtuar ankesa, ndërsa më pas ato janë dërguar në Supremen e Kosovës.

-Advertisement-

Këto fakte ai ka thënë se tashmë i kanë siguruar dhe se do i bashkëngjitin në raportin e hartuar më parë.

Ai gjithashtu ka shtuar edhe se kanë një letër kërkesë të Serbisë të vitit 1960.

“Në vitin 1960 është letra e institucioneve relevante të Serbisë ku për veprimet e tyre në këtë zonë nuk kanë marr leje nga institucionet e Malit të Zi, por të Kosovës. Këtë letër e kemi këtu”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera