Lajme

Komisioni Qendror i Regjistrimit të popullsisë e mban takimin e parë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 01 December 2022

Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) sot e ka mbajtur takimin e parë konstituiv.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se anëtarët e komisionit kanë diskutuar mbi rregulloren e punës së KQR-së, dhe planin e veprimit lidhur me aktivitetet e Regjistrimit të Popullsisë.

“Gjithashtu u diskutuan sfidat dhe përparësitë e regjistrimit për vitin 2023. Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë hierarkik i Regjistrimit, i cili mbikëqyrë përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera