Lajme

Komisioni i posaçëm që trajton mangësitë në luftën kundër terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 06 July 2017

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan themelimin e një komisioni të veçantë 12-mujor për të adresuar mangësitë praktike dhe legjislative në luftën kundër terrorizmit në të gjithë BE, shkruan arbresh.info.

“Komisioni i posaçëm do të shqyrtojë dhe vlerësojë shtrirjen e kërcënimit terrorist në tokën evropiane dhe do të shqyrtojë çdo gabim dhe keqfunksionim të mundshëm që mund të ketë lejuar sulmet e fundit terroriste në shtetet anëtare,” thuhet në komunikatën për medie të Parlamentit Evropian.

Në veçanti Komisioni është i ngarkuar me shqyrtimin e:

-Advertisement-

Zbatimin e masave ekzistuese në fushën e menaxhimit të kufirit të jashtëm
Mangësitë në shkëmbimin e informacionit gjyqësor, zbatimit të ligjit dhe informacionit të fshehtë ndërmjet shteteve anëtare
Ndërveprueshmëria e bazave të të dhënave evropiane për shkëmbimin e informacionit
Ndikimi i ligjeve kundër terrorizmit të BE-së mbi të drejtat themelore
Radikalizimi dhe efektiviteti i programeve të de-radikalizimit
Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke përfshirë lidhjet e tij me krimin e organizuar
Praktikat më të mira në lidhje me mbrojtjen e objektivave të butë dhe infrastrukturës kritike, siç janë aeroportet dhe stacionet e trenave
30 deputetë do të ulen në komisionin e posaçëm dhe mandati i tij do të zgjasë për 12 muaj, që mund të zgjatet, duke filluar nga data e mbledhjes konstituive. Komisioni do të dorëzojë një raport afatmesëm dhe përfundimtar që përmban gjetjet dhe rekomandimet faktike.

Komisioni do të bëjë vizita dhe të mbajë seanca dëgjimore me institucionet e tjera të BE-së, agjencitë përkatëse, parlamentet kombëtare dhe qeveritë e shteteve anëtare dhe të vendeve jo anëtare të BE-së, agjencitë e zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës, gjykatësit dhe zyrtarët si dhe organizatat e viktimave. Për shkak të natyrës së ndjeshme të informacionit që trajtohet, pritet që disa takime të mbahen pas dyerve të mbyllura.

Mandati u miratua me 527 vota në 73, dhe me 36 abstenime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera