Komisioni për Telekomin merr vendim për finalizimin e listës së dëshmitarëve
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 15 May 2019
Komisioni Hetimor për gjendjen në “PTK” dhe “Vala” ka finalizuar listën e dëshmitarëve, ku nga deputetët pati edhe propozime shtesë për dëshmitarë.
Kryesuesi i komisionit, Visar Ymeri, propozoi që të thirren të gjithë drejtorët e kompanive të kontratave që po hetohen nga ky komision.
“T’i thërrasim drejtorët e kompanive të kontratave që jemi duke i hetuar. Kështu që propozoj që t’ua lëmë kompanive të vendosin se kë do e dërgojnë. Tek sindikatat propozoj që t’i thërrasim vetëm përfaqësuesit e sindikatave aktuale”, tha Ymeri.
Ndërsa, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, propozoi të thirren Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemajli dhe Shkëlzen Blakaj, si dhe ish-drejtoresha e departamentit të burimeve njerëzore në Telekom.
“Departamenti kundër mashtrimeve në PTK dhe ky departament është shumë, Arsim Gjinovci Muhamet Xhemajli dhe Shkëlzen Blakaj dhe jam i bindur që këta persona do na japin informacione shumë më shumë. Shqipe Jashari, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore në Telekom, është largu për shkak që i ka frenu proceset negative ndaj Postës”, tha Zeka.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, propozoi të thirren dy ish-kryeshefë të Telekomit si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore në Telekom.
“Valon Zhuniqi, Mehdin Latifi, Besnik Jani, drejtor i burimeve njerëzore”, tha Zemaj.
Ai shtoi se është për të ardhur keq kur sheh edhe figura publike që kanë marrë para nga PTK si këngëtarë, profesorë, akademikë e këshilltarë ministrash.
“Tek kontratat për sponsorizime ka shifra marramendëse që janë dhanë për individ por edhe për persona juridik, por nëse ka shifra milionëshe dhe nuk janë të regjistruara në ARBK atëherë duhet të kërkojmë informacione shtesë. Është për të ardhur keq kur sheh edhe figura publike, kur e sheh që kanë marrë pare nga PTK si këngëtarë, profesorë, akademikë e këshilltarë ministrash”, tha Zemaj.
Në diskutimin e angazhimit të listës së ekspertëve, komisioni ka vazhduar pa prezencën e medieve.
Të tjera
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...