Komisioni për Rezervat Shtetërore: Mëditjet u ecën por punë nuk kryen
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 07 April 2024
Mbi 5 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mëditjet e anëtarëve të Komisionit Hetimor për Rezervat bashkë me tre ekspertët e angazhuar nga ta. Megjithëkëtë, ky komision përfundoi mandatin pa asnjë rezultat. Përveç përplasjeve pozitë-opozitë, komisioni dështoi të kryejë punën për çka ishte themeluar.
Për gjashtë muaj deputetët u mblodhën disa herë, por përveç përplasjeve pozitë-opozitë, agjenda e këtij komisioni nuk arriti të shtyhej para.
Në të dhënat që RTK ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës, anëtarët e këtij komisioni deri më tani janë paguar vetëm për mbledhjet e mbajtura në shkurt. Gjatë shkurtit, kryetari i komisionit Rashit Qalaj nga radhët e PDK-së, mori 540 euro mëditje, nënkryetarja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi 450 euro, Pal Lekaj i AAK-së mori mëditje 270 euro, Ferat Shala i PDK-së dhe Doarsa Kica Xhelili e LDK-së, 180 euro, ndërsa Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, 135 euro. E që gjithsej i bie se 1,755 euro për vetëm një muaj.E nga mëditjet hoqën dorë deputetët e LVV-së, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Metaj-Isufi, Halil Thaçi e Salih Zyba.
Ndërkaq, nga një mijë euro do të paguhen tre ekspertët e angazhuar për këtë komision.
Për mbledhjet e tjera të mbajtura gjatë marsit, ende nuk është marrë një vendim sa u përket mëditjeve.
Pasi dështuan në atë që ishin të thirrur, pozita e opozita fajin po ua hedhin njëra-tjetrës.
“Faktikisht kemi dështuar si komision thjesht për shkak të një qëndrimi politik të LVV-së, i cili ka qenë kundër çdo hetimi për rezervat shtetërore”, tha Rashit Qalaj, deputet i PDK-së.
Por akuzat e opozitës i quajti të pabaza deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. “Me bindje të plotë iu them se angazhimin tonë si deputet të pozitës e kemi pasur shumë përmbajtësor dhe të dedikuar për ta bërë punën tonë, aq sa na takon si deputet”, tha Hyseni.
“Komisioni nuk ka arritur as të fillojë fazën e zhvillimit të hetimeve, e lëre më të zhvillojë punë paksa më cilësore apo përmbajtësore, në kuptim të zhvillimit të hetimeve. Platforma e komisionit nuk është përdorur në formën adekuate ose është keqpërdorur nga dy blloqet e deputetëve”, tha Arbër Thaçi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...