Lajme

Komisioni për legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 06 July 2021

Komisioni për legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Nevoja për themelimin e saj u konsiderua e domosdoshme nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mëdyshje për rolin e kësaj gjykate në sistemin juridik dhe kushtetues të vendit.

Kryetari i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi tha se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përkrahje ndaj këtij projektligji shprehu edhe Hajdar Beqa nga PDK, por tha se i njëjti është marrë i gatshëm nga ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

-Advertisement-

Por mëdyshje për miratimin e tij shprehu deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Sot e kam problem ta paketojë në sistemin hierarkik institucional këtë gjykatë. Duhet më shumë informata për sistemin juridik dhe kushtetues për këtë gjykatë”, tha ai.

Derisa e përkrahu miratimi në parim të këtij projektligji, Besnik Tahiri nga AAK tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këto veprime po përkrah politika të djathta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera