Lajme

​Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike pranohet në ISASI

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 26 August 2023

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike i Kosovës pranohet në ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” me seli në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ISASI është organizata botërore e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike me seli në Washington D.C dhe mbledh hetuesit dhe profesionistet më të mirë të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Civile dhe Ushtarake në një takim të rregullt vjetor.

ISASI është e ndarë në këto regjione: Azi, Australi, Canada, ShBA, Europë, Kore, Amerikë Latine, Zelandë e Re, Pakistan, dhe Rusi.

-Advertisement-

Kjo organizatë ka mbi 1500 anëtarë, 130 korporata dhe përfaqësim të shteteve.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në mbledhjen e bordit të ISASI të mbajtur me 12 janar 2023 KHAIA që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ishte pranuar Corporate Member of ISASI dhe gjatë zhvillimeve të punimeve të mbledhjes vjetore të ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” që po mbahet në Nashville, Tennessee në ShBA në një ceremoni zyrtare është ndarë pllaka e pranimit nga Kryetarja e “The International Society of Air Safety Investigators”, znj. Barbara Dunn.

Në emër të KHAIA-së që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike këtë pllakë e pranoi kryesuesi i KHAIA-së, Mirsim Beqiri, i cili mbajti edhe një fjalë rasti para delegatëve të të gjitha shteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera