Lajme

Komisioni për Buxhet miraton listat me kandidatët potencialë për anëtarët joekzekutiv të bordit të BQK-së, pritet votimi i fshehtë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 03 November 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme ka miratuar dy listat me kandidatët potencialë për tre anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në listën e parë për plotësimin e pozitës për një anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së figurojnë emrat si: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Votimi për anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së do të bëhet me votim të fshehtë në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, ky komision ka miratuar edhe një listë të dytë të 7 kandidatëve potencialë për pozitën e dy anëtarëve tjerë joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Lista e dytë e këtyre kandidatëve përbëhet nga: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci Uka, Imrije Zeqiri, Nora Latifi Jashari, Nuhi Ahmeti, Petrit Gashi

Edhe kjo listë pritet të dorëzohet në Kuvend, ku në njërën nga seancat e radhës pritet edhe votimi i tyre nga deputetët.

Kujtojmë se ka më shumë se 1 vit që BQK-ja ka mbetur pa bord funksional në mungesë të kuorumit. /Buletini Ekonomik/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera