Komisioni për Buxhet dhe Financa aprovon raportin e shpenzimeve tre mujore për RTK-në
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 25 April 2017
Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa ka aprovuar raportin e shpenzimeve për tre muajt e kaluar dhe planifikimin buxhetor për tre muajt e ardhshëm për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Gjatë raportimit, përfaqësuesit e televizionit publik, janë përballur me vërejtje të shumta për tejkalimin e shpenzimeve në disa kategori.Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa , Naser Osmani, ka kërkuar sqarim pse janë tejkaluar shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve.“Është dashur vetëm me u përqendrua në tejkalimin e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve. Sqaroju këtë deputetëve para se këta me marrë fjalën. Keni tejkalim në mallra dhe shërbime . Të gjitha tejkalimet të gjitha pozicionet e mallrave e shërbimeve, tejkalimet i ke te kontrata për shërbime programore .”, tha Osmani.
Halil Bajramaj, nga departamenti i financave të RTK-së, i ka arsyetuar tejkalimet në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve duke thënë se një pjesë e tyre janë paguar për TVSH-në. “Është paraparë edhe në raport ka tejkalime prej 27.89 përqind ., mallra dhe shërbime. Nëse e shikojmë specifikacionin mallra dhe shërbime , tejkalim ka te pjesa e TVSH-së në pikën 80 , 480 në kodin buxhetor, ku përfshinë 23 përqind të shpenzimeve të përgjithshme . Këtë në bazë të rekomandimeve të jashtëm dhe në bazë të ligjit të ri për faljen e borxheve publike na u është dashur me shtyrë këtë borxh në emër të kërkesave të TVSH-së prej Administratës Tatimore, për këtë arsye ne e kemi arsyetuar këtë me revizionimin e TVSH-së . 20 përqind është e kësaj”, tha Bajramaj.
hqipe Pantina, anëtare e komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa , ka kërkuar sqarime se mbi bazën e cilës rregullore janë tejkaluar shpenzimet.
Tek shpenzimet çështja është se ne kemi një raport shumë të thatë si zakonisht .Nuk ka asnjë ndryshim i cili paraqet numra por nuk ka asnjë shpjegim , as pse janë bërë tejkalimet, mbi çfarë vendimi dhe është një rregull nëpër institucionet tjera nuk e di nëse të njëjtën rregull e keni ju që çdo tejkalim mbi 10 për qind duhet me marrë pëlqimin e atij që e miraton buxhetin e në këtë rast do të duhej të merrej pëlqimin e Komisionit tonë. Nuk e di çfarë rregulle keni ju, apo vendosni vet a vendos menaxhimet a vendos bordi për tejkalimet e shpenzimeve . Po duhet të ketë një rregull. Edhe kush i ka miratuar këto shpenzime “, tha Pantina.
Ajo po ashtu ka kërkuar edhe sqarim për shumën e kërkuar mbi 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore të punëtoreve të RTK-së. Pantina ka ngritur pyetje edhe rreth shpenzimeve të parave për telefona.Ndërsa kryetari i bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, ka thënë se mjetet për sigurime shëndetësore nuk janë shpenzuar pasi në korrik pritet të bëhet sigurimi i përgjithshëm shëndetësor.“Një pjese të tyre i kemi diskutuar në bord dhe për çdo hamendshim ne kemi angazhuar mekanizmat tonë të brendshme prej njësisë së auditimit edhe kërkesat të drejtpërdrejta për informacione dhe presim në mbledhjen e ardhshme që sigurisht që janë të detyruar për me na e sjell… Sa i përket sigurimit shëndetësor është e vërtet që sigurimi shëndetësor figuron me planin e shpenzimeve për 3 mujorin e parë , por ky plan ka qenë më herët se sa është marrë vendimi që të mos shfrytëzohet meqë se në korrik do të filloj sigurimi i përgjithshëm shëndetësor në nivel Kosove , këto mjetet janë të mbetura nuk janë të shpenzuara diku tjetërkund…. Një sqarim në mënyrën me çfarë rregullore veprojmë , aktet të ndryshme tona meqë neve me një të posaçëm dhe jemi specifik edhe kemi të bëjmë me vepra audio vizuale në këtë rast të pasurive të tilla të pa prekshme që janë autoriale e që janë vlerë.”, tha Bexheti.
Ndërsa, deputetja, Labinotë Demi Murtezi, ka kërkuar sqarim pse në vazhdimësi kanë grumbull të emisioneve me një çmim të përbashkët.Po ashtu ajo kërkoi nga përfaqësuesit e RTK –së që të ju sjellin listat e punëtoreve për të cilën kryetari i bordit ka thënë se i kanë sjellë kurdo që u është kërkuar.Edhe Besa Gaxheri, anëtare e këtij komisioni ka kërkuar sqarime pse ka më pak shpenzime te kategoria e pagave. Ajo ka kërkuar të dijë se pse bëhet transmetimi përmes Digit alb pasi që për dy vite ndahen mjetet për satelit. Në anën tjetër, kryetari i bordit të RTK-së, Ismet Bexheti ka thënë se nga 1 prilli i këtij viti RTK-ja transmetohen përmes Digitalbit.Ndërsa Enver Hoti, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka kërkuar të di se pse nuk është ngritur komision hetimor parlamentar .“Publikisht mund ta themi që këtë pengesë e bëjnë të dy partitë që janë në pushtet”, tha Hoti.
Ndryshe, të hyrat kryesore të RTK-së për periudhën raportuese janar –mars 2017-të , kanë qenë nga buxheti i Kosovës që përbëjnë 88.88 përqind të të hyrave të përgjithshme të RTK-së. Të hyrat nga marketingu kanë 10.11 përqind të të hyrave të gjithmbarshme, ndërsa 1.01 përqind janë të hyrat tjera. RTK për periudhën raportuese janar-mars 2017-të ka paraparë të hyra në shumën prej 3 milion e 325 mijë euro ku për këtë periudhë raportuese ka realizuar të hyra në shumë prej 3 mijë e 93 e 982 euro , pra 231 mijë e 18 euro më pak. RTK për periudhën raportuese janar –mars 2017-të ka paraparë shpenzime në shumë prej 3 milion e 325 mijë euro, ku për këtë periudhë ka shpenzuar në shumë prej 3 milion 29 mijë euro, pra 295 mijë e 697 euro më pak.

T� tjera
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...
-
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e fo...
-
Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon n...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
-
Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. L...
-
“Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës
Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim t...



































