Lajme

Komisioni miraton kërkesën për ndarjen e 2.8 milionë euro për RTK-në

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 29 September 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndarje Buxhetore të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për periudhën tetor-dhjetor 2021, ka miratuar me shumicë votash kërkesën për ndarjen e 2. 8 milionë euro për televizionin publik.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti tha se kërkesa e RTK nuk është legjitime, pasi që siç tha ai nuk ka ardhur kërkesa nga Bordi i këtij mediumi.

“Nuk jam kundër ndarjes buxhetore për RTK-në, por kërkesa për ndarje buxhetore nuk është ligjore, pasi që kjo nuk po ndodhë nga Bordi i saj”, tha Hoti.

-Advertisement-

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se për situatën e krijuar në RTK, po dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për ndarje buxhetore.

Pro kësaj kërkese të RTK-së të cilën këtë të mërkurë e arsyetoi drejtori i përgjithshëm i këtij mediumi publik, Ngadhnjim Kastrati kanë qenë vetëm deputetët e pozitës.

Komisioni me kërkesë të drejtuesve të RTK-së ka shtyrë shqyrtimin e raportit Financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2021 deri në javën e parë të muajt tetor.

Derisa Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar raportin financiar të AKP-së, kurse raportin financiar vjetor të Avokatit të Popullit ka miratuar me shumicë votash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera