Sport

Komisioni i Garave nisë inicime disiplinore për trajnerin e Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 23 February 2021

Komisioni i Garave ka nisur inicime disiplinore për trajnerin e Drenicës, Bledar Devollin, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e së shtunës mes Drenicës dhe Besës, në kuadër të javës së 20-të në Superligë, Bledar Devolli ka tentuar të konfrontohet me futbollistet dhe zyrtarët e klubit mysafir.

Me këtë rast, përveç Devollit, pritet të dënohet edhe ndihmësi i tij, Skendër Mustafa dhe tërë klubi i Drenicës, për lëshimin e organizimit të ndeshjes.

-Advertisement-

Me poshtë mund të lexoni inicimin disiplinor të lëshuar nga Komisioni i Garave.

Inicim disiplinor

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Drenica”, Skënder Mustafa, ID nr 010189M66.

Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, sulmon futbollistin e FC “ Besa “ me nr 34 Agon Gjaka, duke e kapur për fyti më të dy duart, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Drenica”, Bledar Devolli ID nr 009906M78.

Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga KD i FFK-së, hyn në fushë dhe dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir. Me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare duke fyer rëndë zyrtarët e FC “Besa“, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj KF “ Drenica”

Motivi: lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Drenica – Besa lejohen persona të paautorizuar të futen në fushën e lojës dhe në lokalet zyrtare duke shkaktuar tensione të panevojshme, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera