Lajme

Komisioni Hetimor sot shqyrton faktet për dëbimin e gylenistëve

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 04 October 2018

Komisioni Hetimor Parlamentar sot pritet t’i shqyrtojë faktet që u janë ofruar nga institucionet vendore të sigurisë në lidhje me dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova muaj më parë. Këtë e kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” anëtarë të këtij Komisioni.

Institucionet kosovare të sigurisë në mars të këtij viti kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin institucionit arsimor “Gulistan”. Besohet se ato janë të frymëzuara nga lëvizja “Hizmet” e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi, në vitin 2016.

-Advertisement-

Pas dëbimit të tyre, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kishte liruar nga detyra, që nënkuptonte shkarkimin, ministrin e Brendshëm Flamur Sefajn dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Driton Gashin.

Driton Selmanaj, zëvendëskryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar, për dëbimin e gylenistëve ka thënë për “Zërin” se ky Komision sot do ta ketë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohen raportet e dorëzuara deri më tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera