Lajme

Komisioni Evropian thërret 27 vendet e BE-së: Kosovës t’i liberalizohen vizat pa vonesa!

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 21 September 2022

Komisioni Evropian ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të KE-së, ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim.

“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa, pas pesë vjetësh angazhim të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin e bllokut evropian, siç bëjnë pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera