Lajme

Komisioni Evropian parashikon rritje prej 2.9% të ekonomisë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 May 2017

Komisioni Evropian (KE) parashikon rritje prej 2.9% të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit, kurse 3.2% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Sipas KE-së, rritja ekonomie e vitit të kaluar në Maqedoni u ngadalësua dhe arriti deri në 2.4% të BPV-së, si rezultat i krizës së gjatë politike në vend. Kjo është arsyeja pse parashikimet e KE-së janë të këtilla.

AIM bën të ditur se KE-ja konfirmon që në Maqedoni është ulur papunësia në 23.7%. KE-ja vlerëson se rreziqet e larta fiskale në Maqedoni rrezikojnë stabilitetin e borxhit të Maqedonisë, ndërkaq Qeveria tashmë përballet me rritje të harxhimeve kamatore./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera