Lajme

Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 17 June 2022

Komisioni Evropian rekomandon që Ukraina dhe Moldavia të caktohen kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lajmi është konfirmuar nga BBC, e cila citon Presidentin e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rekomandimet vlerësohen si shtysë e madhe, veçanërisht për Ukrainën e cila shpreson që të ketë një rrugë më të shkurtër drejt anëtarësimit në BE, teksa shteti përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Për Ukrainën, këto kushte besohet se përfshijnë transparencën në zgjedhjen e anëtarëve të sistemit gjyqësor, respektimin e minoriteteve kombëtare dhe miratimin e legjislacionit sa i përket luftimit të shpëlarjes së parave dhe de-oligarizimin.

-Advertisement-

Presidenti Zelensky dorëzoi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera