Lajme

Komisioni Evropian korrigjon raportin ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 07 December 2022

Komisioni Evropian ka korrigjuar raportin në të cilin qortonte Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Raporti i publikuar më 5 dhjetor tashmë është korrigjuar dhe Kosova është fshirë nga kapitujt e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilave u është kërkuar që të vendosin regjim të vizave për vendet e tjera, konform politikave të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Më 6 dhjetor, zyrtarë nga Komisioni Evropian në një konferencë për media pranuan se gabimisht kanë kërkuar nga vendet e rajonit që t’i vendosin viza Kosovës.

Ata theksuan se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se e përkrahin me prioritet lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Mund të konfirmoj që s’ka ndryshim të pozicionit të Komisionit Evropian. Komisioni mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Për këtë çështje specifike, ne e kemi sqaruar derisa folëm dhe do të lëshojmë raportin e përmirësuar”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera