Sport

Komisioni disiplinor i FFK-së dënon ashpër Tahir Batatinën, ja sa ndeshje do ti mungoj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 01 September 2021

Komisioni disiplinor i FFK-së e ka dënuar Tahir Batatinën me ndalesë për dy ndeshjeve zyrtare, pasi tekniku llapjan u ndëshkua me karton të kuq në takimin mes Dritës dhe Llapit, shkruan Gazeta inFokus.

Ky dënim për Batatinën ka ardhur pasi ky i fundit bëri presion të lartë në gjyqtarin, i cili e anuloi golin e Llapit pas rishikimit me VAR.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Kryetrajneri i FC Llapi Tahir Batatina: Në minutën e 86 në ndeshjen Drita –Llapi është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Për këtë vendim, skuadra e Llapit ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë, në afat prej tri ditëve./Gazeta inFokus/

Të tjera