Sport

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon këto katër klube të Superligës me nga njëmijë euro

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 14 July 2020

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e XXVIII-të e Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “DRENICA“ nga Skenderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga  mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes  së javës së XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF   DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes  lojtarët e ekipit mysafir në shenjë revolti për humbjen e pësuar nga ana e nikoqirit, dëmtojnë  derën e hyrjes në zhveshtoren e tyre ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Drenica“ nga Skenderaj;

-Advertisement-

DENOHET  në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

BURIM  QERKINI; kryetrajner i KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj  me numër të ID kartelës ; 010000M79, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarit dhe ofendime drejtuar asistentit të  parë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika  4  e Rregullores disiplinore, kryetrajneri Burim Qerkini;

DENOHET me  2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e  komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së  XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinӕ e seniorëve; KF FERIZAJ – KF TREPÇA’89 e zhvilluar në stadiumin  me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; mosrespektimi i masave  anticovid për mos lejimin e spektatorëve në tribunat e stadiumit, ku si rrjedhojë e këtij lëshimi ndeshja  ndalohet nga ana e gjyqtarit kryesor për 5 minuta  për zbrazje  – largimin e spektatorëve). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore  KF “Ferizaj“ nga Ferizaj;
DENOHET në të holla në  shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga  mbledhja e komisionit  datë 07.07.2020, për  lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FC LLAPI 1932 – FC DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri madh i spektatorëve  në shkallët e stadiumit mbi 200 veta, me çka thyen rregullat anticovid dhe të njëjtit kohë pas kohe manifestuan sjellje josportive duke ofenduar gjyqtaret e takimit  si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 52  paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2  të Rregullores disiplinore KF Llapi  1932  nga Podujeva;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e mbajtur e komisionit datë 07.07.2020 , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA  e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë; (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Pas përfundimit  të ndeshjes persona të paautorizuar dhe të papenguar nga askush zbritën nga tribunat e stadiumit dhe hynë në fushë të cilët krijuan tollovi  dhe shkaktuan duele verbale  mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin  52 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, FC “Prishtina“ nga Prishtina;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afatin kohor prej  15 ditëve nga data  e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës  së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar  nga ana e palës  së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.07.2020
Komisioni disiplinor – shkalla e parë,
kryetari  Dukagjin  Zefi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera