Lajme

Komision hetimor për milionat e shpenzuar në lobim

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 18 April 2018

Grupi Parlamentar i LDK-së ka proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetojë shpenzimet “pa bazë ligjore” për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

Nisma e LDK-së vjen pas raportimeve të medieve lidhur me shumat e mëdha të parave të shpenzuara për aktivitete lotuese, shkruan sot Koha Ditore.

“Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare, të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Ky komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot.

-Advertisement-

Gjatë kësaj periudhe, kontrata të shumta janë lidhur mes udhëheqësve të institucioneve dhe kompanive private për lobim e konsulenca, shumica prej të cilave nuk janë bërë publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera