Lajme

KOMF nis rishikimin e legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 23 May 2017

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF, ka paraparë të zhvillojë një seri konsultimesh publike për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile dhe akterëve relevant të institucioneve publike lidhur me rishikimin e legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve.

KOMF organizon sot tryezën e parë për hapjen e konsultimeve në Prishtinë.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga të gjitha nivelet sikurse zyrat ligjore të institucioneve relevante, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit, Institucioni i Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës, prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues të institucioneve nga komunat, UNICEF etj.

-Advertisement-

Kjo tryezë do të mundësojë sjelljen e diskutimeve mes të akterëve kryesor të fushës dhe do të ofrojë një mundësi për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe grupeve të interesit, duke thelluar rekomandimet në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera