Lajme

KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 22 May 2025

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organizojë aktivitet para Kuvendit të Kosovës me moton: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.

Aktiviteti në fjalë mbahet të premten në sheshin “Ibrahim Rugova”, konkretisht para Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:45 deri në 11:00.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë reflektim dhe përgjegjësi institucionale të deputetëve ndaj realitetit të vështirë me të cilin përballen shumë fëmijë në Kosovë dhe nevojave të fëmijëve. Si pasojë e kësaj bllokade, shumë politika që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe jetën e fëmijëve vazhdojnë të mbesin të pa miratuara”.

-Advertisement-

“KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera