KOMF: Mos i shfrytëzoni fëmijët në fushatë zgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 16 January 2025
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike.
Sipas raportimeve nga terreni, disa parti po përdorin fëmijët për promovim gjatë fushatës zgjedhore, gjë që përbën shkelje të të drejtave të tyre.
KOMF apelon që partitë politike të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin e fëmijëve, duke theksuar se kjo praktikë është e dëmshme dhe nuk është në interesin e tyre më të mirë.
Poashtu , KOMF u bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe mediave të monitorojnë rastet e tilla dhe të raportojnë shkeljet, duke mbrojtur identitetin e fëmijëve.
“KOMF në të njëjtën kohë i bën thirrje edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike”, thuhet tutje në komunikaten për medie.
Të tjera
-
Krasniqi nga Drenica: PDK, forca kryesore politike – ka në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Skenderaj gjatë tubimit qendror atje, th...
-
Bedri Hamza – drenicakëve: S’do ta përjetoni më kurrë bllokadën e qeverisë, do të kthehen investimet në Drenicë
Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta përjetojnë më kurrë bojkot...
-
Bedri Hamza në Skenderaj: 50% rriten të ardhurat për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së
Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategor...
-
Bedri Hamza shpalos Fondin e Papunësisë: 80% të pagës për gjashtë muaj do ta marrin qytetarët që humbin punën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e t...
-
Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se programi i tij ...
-
Lushtaku: Ta rrëzojmë qeverinë Kurti e cila po bën vetëm rrena e mashtrime
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur sonte fushatën e saj elektorale n...
-
Nxënësit mësojnë nga afër për rolin e policisë në ruajtjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë
Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm ...
-
Bllokohet Skenderaj për Bedri Hamzën: Kosova mund të bëhet ma e mirë
Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kr...
-
BE përsërit thirrjen: Çështja e strukturave paralele të zgjidhet me dialog konstruktiv
Bashkimi Evropian e ka përsëritun thirrjen për konstruktivitet në dialog. ...
-
Trepça i largon përkohësisht nga puna tre punëtorë
Ndërmarrja “Trepça” tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna, persona...
-
“Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik”, Bajrami demanton Muratin: Propagandë, i keni rritë veç 6.80 euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar një grafikon që sipas t...
-
“Veprimet e Kurtit në favor të Serbisë” – thotë Bilalli
Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afë...