KOMF kërkon nga kandidatët për kryeministër t’i përfshijnë fëmijët në agjendën e tyre qeverisëse
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 25 May 2017
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, sot më 25 Maj 2017, prezantoi dokumentin të cilin do t’ju parashtrojë kandidatëve për kryeministër të Republikës së Kosovës, me qëllimin të zotimit të tyre për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.
Fëmijët në Kosovë përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme. Jetët e fëmijëve në Kosovë ndikohen çdo ditë nga politikat e Qeverisë, Kuvendit dhe nga veprimet e tyre.
Alketa Lasku – Anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOMF, foli për kërkesat e KOMF në fushën e mirëqenies sociale, ku theksoi nevojën për aprovimin dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në mënyrë që ky projektligj pas aprovimit të tij, të gjejë zbatim dhe të ndikojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në Republikën e Kosovës. Ajo bëri thirrje edhe për krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale i cili do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtje më të madhe sociale për të gjithë fëmijët në nevojë për mbrojtje institucionale, përfshirë fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët në varfëri, fëmijët e keqtrajtuar dhe të neglizhuar, fëmijët viktima të shfrytëzimit dhe trafikimit, fëmijët e përfshirë në punë të rënda etj.
Petrit Tahiri – Sekretar i Bordit Ekzekutiv të KOMF foli për fushën e arsimit ku theksoi gjithëpërfshirjen e ulët të fëmijëve në arsimin parashkollor. Ai theksoi nevojën për rritjen e investimeve për rritjen e cilësisë së arsimit dhe zbatimin efikas të të gjitha ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore, që rregullojnë gjithëpërfshirjen dhe qasjen në arsim, parandalimin e braktisjes dhe parandalimin e dhunës në shkolla. Rishikimi i formulës së financimit (granti specifik për arsim), sidomos pjesa për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara (arsimi gjithëpërfshirës) dhe shtimi i parametrave shtesë për të adresuar nevojat e veçanta arsimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Donjetë Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv në KOMF foli për nevojën për deklarimin e buxhetit në mënyrë transparente në fushat të cilat prekin fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke bërë të njohur investimet në fushën e arsimit, shëndetësisë, rritjen e buxhetit për skemat dhe shërbimet sociale për fëmijët në nevojë. Proceset transparente dhe të qasshme për të pasur pikëpamjet e fëmijëve në procesin e buxhetimit duhet të krijohen. Ajo theksoi nevojën për krijimin e planeve konkrete për politikat e nevojshme dhe investimet për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore, përfshirë implementimin e fondit për sigurime shëndetësore, sigurimin e qëndrueshmërisë së fondit për fëmijët me sëmundje të rënda e që kërkojnë trajtim adekuat jashtë shtetit dhe sigurimin që barnat nga lista esenciale nuk do të mungojnë asnjëherë.
Dokumenti përmban të dhëna mbi situatën e fëmijëve në Kosovë si dhe kërkesa dhe rekomandime për adresimin e tyre gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.
Të dhënat e fundit, flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve prej 20.7%. 10.7% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë përderisa 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. 61.4% e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet shëndetësore, arsimore dhe shërbimet sociale. Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve “PISA”, e ka rradhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve duke rezultuar me nivel të ulët të cilësisë në arsim. Vetëm 3.5% e fëmijëve deri në 5 vjeç e ndjekin arsimin parashkollor. Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë më të ulëtat në rajon. Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të implementimit të fondit për sigurime shëndetësore. Raportet nga institucionet qeveritare dhe jo qeveritare flasin për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste kanë qenë fatale për vetë fëmijët. Vetëm gjatë vitit 2016 janë shqiptuar 1159 masa dhe denime alternative ndaj fëmijëve (mbi moshën 14 vjeç).
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...