Lajme

KOMF alarmon Hotin: Kërkojnë financim ose rrezikohet të mbyllen strehimoret e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 19 November 2020

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ–ve përmes një kërkesë zyrtare ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës financim për të mos rrezikuar mbyllur shërbimet e fëmijëve.

“KOMF ka kërkuar: Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së përkohshme të shërbimeve të strehimoreve për fëmijët pa përkujdes prindëror, viktima të dhunës dhe abuzimit, viktima të trafikimit (niveli i ulët i rrezikut) në Janar 2021, përmes shpalljes sa më parë të thirrjes nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e shërbimeve sociale direkte të ofruara nga strehimoret e licencuara”, thuhet në kërkesë

Përmes kërkesës KOMF ka kërkuar financimin e qëndrueshëm për shërbimet sociale të fëmijëve

-Advertisement-

“Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të rregulluar mekanizmin e financimit të qëndrueshëm edhe për të gjithë shërbimet sociale për fëmijët e cenueshëm, si fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e përfshirë në punë të rënda, duke nxjerrë thirrje të rregullta të cilat nuk do të lënë zbrazëti apo boshllëqe kohore të pambuluara financiarisht, gjë e cila ndodh çdo vit dhe rezulton me ndërprerje të shërbimeve sociale”, kanë shkruar ata.

KOMF thekson se edhe këtë vit, strehimoret posedojnë financim vetëm deri në 31 Dhjetor 2020, dhe si pasojë e mungesës së financimit strehimoret rrezikojnë të mbyllen përkohësisht nga 1 Janari i vitit 2021./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera