Lajme

Komentet kundër Islamit dhe profetit Muhamed në këtë shtet dënohen nga shumë vende myslimane

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 07 June 2022

Nëpër vendet me popullsi shumicë myslimane po vazhdon fryma kundër Indisë, pasi dy zyrtarë të Partisë Nacionaliste Hindu në pushtet, kanë bërë komente përçmuese për fenë Islame dhe profetin Muhamed.

Nupur Sharma dhe Naveen Jindal, sipas shumë myslimanëve kanë ofenduar vlerat e Islamit.

Së fundi edhe shtet mik i Indisë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar komentet ndaj Islamit në Indi, raporton Al Jazeera.

-Advertisement-

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, të hënën tha se komentet e zyrtarëve të BJP ishin “në kundërshtim me vlerat dhe parimet morale dhe humanitare”.

Më herët, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite, Pakistani dhe vende të tjera me shumicë myslimane brenda dhe jashtë rajonit të Gjirit dënuan komentet e anëtarëve të pushtetit indian.

Nëpër rrjete sociale janë bërë thirrje që të bojkotohen produktet indiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera