Lajme

Kombi me targa të Serbisë qarkullon në Pejë pa stikers (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 13 June 2022

Një kombi me targa të Serbisë është parë duke qarkulluar në Pejë pa vendosjen e stikersit, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje që ka siguruar Gazeta Infokus, shihet se gjatë të hënës një kombi është duke vozitur i lirshëm me targa të Serbisë pa stikersin e vendosur.

Ndryshe qeveria e Kosovës, në vitin e kaluar kishte filluar reciprocitetin për targat për zbatimin e marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga Gazeta Infokus:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera