Sport

Kombëtarja U17 zhvilloi stërvitjen e fundit para nisjes për Qipro

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 24 October 2018

Kombëtarja U17 ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në fushën “Top Football” në Mazgit para nisjes për në Qipro, ku do të merr pjesë në kualifikimet e Grupit 5 për Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Kosova bën pjesë në grup me Skocinë, Zvicrën dhe nikoqiren Qipron. Atmosfera në kampin e Kombëtares U17 është shumë e mirë, megjithëse përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur paksa në vështirësi për shkak se një pjesë të lojtarëve që kishte parashikuar t’i ketë në këto kualifikime nuk do t’i ketë në dispozicion, pasi klubet e tyre nuk u kanë dhënë leje.

Ekspedita e Kombëtares U17 nesër në orën 9 të mëngjesit do të niset për në Qipro, derisa ndeshjen e parë e zhvillon më 26 tetor në orën 15:00 kundër Skocisë. Ndeshjen e dytë të përzgjedhurit e Kollarit do ta luajnë kundër Zvicrës, më 29 tetor, derisa ndeshjen e fundit kundër Qipros, më 1 nëntor.

-Advertisement-

Lista e futbollistëve që do të udhëtojnë në Qipro
1.David Tobias
2.Rijad Bytyqi
3.Leuart Avdyli
4.Hajdin Salihu
5.Altin Maliqi
6.Valon Zumberi
7.Rigon Spahiu
8.Erdin Dushi
9.Ardi Ajdini
10.Taulant Kiçmari
11.Florind Lokaj
12.Diar Halili
13.Edin Huseini
14.Mohamed Bekaj
15.Milot Avdyli
16.Oltion Bilalli
17.Leurant Marmullaku
18.Lirim Hoxha
19.Veton Tusha

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera