Sport

Kombëtarja U-19 e gatshme për sprovën kundër Sllovakisë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 27 March 2018

Kanë vazhduar përgatitjet e Kombëtares U-19, për ndeshjen e fundit kundër Sllovakisë në kuadër të rrethit elitë për Kampionatin Evropian Finlanda 2018, shkruan infokusi.

Pas analizave të dy  ndeshjeve të kaluara, kudër Portugalisë dhe Republikës së Irlandës, Shtabi teknik ka arritur të identifikojë lëshimet, gabimet dhe pikat e dobëta të djemve të Kombëtares U-19, ndaj fokusi i sotëm në seancën e fundit stërvitore ishte në përmirësimin dhe mënjanimin e këtyre dobësive.

Atmosfera në ekip është e mirë me një zotim të të gjithëve për ta bërë paraqitjen sa më të mirë në përmbyllje të garave në rrethin elitë. Edhe gjendja shëndetësore sipas fjalëve të mjekut  të Kombëtares U-19 dr. Milazim Gjocaj, vazhdon të jetë e mirë e qëndrueshme me përjashtim të ndonjërit që kërkon trajtim më të shtuar por që nuk janë të tilla sa të mos aktivizohen.

-Advertisement-

Ndeshja kundër Sllovakisë do të zhvillohet sot në stadiumin “dr. Machado de Matos” në Felgueiras prej orës 17.00 sipas kohës lokale( apo prej orës 18.00 në Kosovë).  Pas seancës stërvitore deklaruan:

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Jemi të vetëdijshëm që do të jetë jashtëzakonisht vështirë sepse fakti tregon në dy ndeshjet në këtë elitë round, kemi të bëjmë me skuadra të forta e cilësore. Madje jashtëzakonisht cilësore, edhe nga aspekti fizik shumë të forta, që tregon edhe fizikusi i futbollistëve që përgatitja e tyre është e lartë sikur edhe komponimi i skuadrave është në nivel  të mirë dhe të qëndrueshëm. Por, pavarësisht prej mangësive dhe dobësive që i kemi, do të mundohemi që në ndeshjen e tretë të japim gjithçka nga vet vetja. Në dy ndeshjet si në të parën edhe në të dytën bëmë gabimet e njëjta dhe do të përpiqemi që të mos i përsërisim, të i korrigjojmë ato  dhe sigurisht do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv dhe që mos ta humbim edhe ndeshjen e tretë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët dhe do ta japin maksimumin në këtë ndeshje.

Rrahim Nimani, futbollist

Ndonëse tashmë e dimë që nuk mund të kualifikohemi,por ne do të angazhohemi me të gjitha forcat dhe me pak fat do të arrijmë fitore edeh pse nuk do të jetë aq lehtë.

 

 

 

 

Abit Salihu, futbollist

Edhe pse i kemi pasur dy humbje, mendojë se jemi përgatitur mirë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe në fushë do të japim maksimumin dhe shpresojë e besojë se kësaj radhe në këtë ndeshje do të shënojmë fitore.

 

 

 

 

 

Dardan Dakaj, futbollist

Kjo është ndeshja e fundit dhe duhet të kemi motiv për fitore sikur që duhet ta kemi të qartë se jemi në mesin e 28 ekipeve më të mira që kanë luftuar për kualifikim dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera