Sport

Kombëtarja shqiptare zhvillojë seancën e parë stërvitore, një mungesë e vetme për Rejën

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 08 November 2021

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme nuk kanë marrë pjesë vetëm 4 nga lojtarët e ftuar për këto dy sfida.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj mbërrijnë gjatë pasdites së të hënës në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

-Advertisement-

Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë të martën në Shqipëri.

Skuadra do të vijojë të martën me përgatitjet teksa ekipi kuqezi do të zbresë në ora 15:00 në fushë për stërvitjen e radhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera