Sport

Kombëtarja niset për në Greqi, mungojnë Berisha, Zeneli dhe Zhegrova

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 13 October 2020

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera