Sport

Kombëtarja e Zvicrës fton katër futbollistët që po kërkoheshin nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 15 March 2021

Katër futbollistët me prejardhje nga Kosova, që po kërkoheshin me ngulm nga FFK-ja, tashmë janë ftuar nga kombëtarja e Zvicrës U-21, shkruan Gazeta inFokus.

Kastriot Imeri, Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Toni Domgjoni janë lojtarët kosovar që kanë marrë ftesë nga kombëtarja helvetike.

Imeri aktivizohet me Servetten në Superligën e Zvicrës, ku në të njëjtin rang garash luan edhe Toni Domgjoni me Zurichun, Zeqiri është pjesë e Brightonit në Premierligë, derisa Bastien Toma luan te gjiganti belg, Genk.

-Advertisement-

Që të katër futbollistët janë në kontakt të vazhdueshme me FFK-në për tu bërë pjesë e ‘Dardanëve’.

Lojtarët në fjalë ende nuk e kanë refuzuar përfundimisht Kosovën, por ata fillimisht duan ta luajnë Evropianin me Zvicrën U21.

Zvicra do të luajnë tri ndeshje në mars, ku përballen me Anglinë, Kroacinë dhe Portugalinë, nga 25 deri më 31 mars. Zviceranët bëjnë pjesë në Grupin D të Kampionatit Evropian U21./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera