Sport

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në San Marino për ndeshjen e radhës

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 29 March 2021

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime të lehta, ndërsa ata që qëndruan në stol një seancë më të plotë, njofton FSHF-ja përcjell Gazeta inFokus.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i suspenduar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

-Advertisement-

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera